Marko Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Autoritet kosovare i kanë ndaluar hyrjen drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, shef i kabineti të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Nuk i është dhënë leja për vizitë në Kosovë për shkak të deklaratave të tij të fundit të cilat kanë kontribuar në ngritjen e tensioneve”, ka thënë Zyberaj.

Marko Gjuriq ka kërkuar leje për hyrje në Kosovë në fillim të javës së ardhshme, por kjo gjë nuk do të ndodh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu