Marrëveshja me Kishën Serbe e rrëzoi nga karrigia e kryeministrit, kush do ta zëvendësojë Abazoviçin në Mal të Zi

Qeveria e Dritan Abazoviçit në Mal të Zi rrëzua më 20 gusht pas një mocioni mosbesimi, i cili u miratua me 50 vota nga 41 të nevojshme në parlamentin me 80 anëtarë.

Abazoviç u rrëzua pas marrëveshjes me Kishën Serbe, gjë e cila ishte kundërshtuar për dekada me radhë nga vetë malazezët. Iniciator i mocionit të mosbesimit ishte pikërisht partia e Milo Gjukanoviçit, DSP, me të cilën më herët kishin qenë aleatë.

Por kush do ta zëvendësojë Abazoviçin, pas rrëzimit të qeverisë së tij?

Sipas medieve malazeze personi që do të mandatohet për krijimin e qeverisë teknike ne Malin e Zi mund të jetë një figurë që nuk i përket asnjë partie politike.

Ndërkohe burime të tjera bëjnë me dije se po shqyrtohet mundësia e caktimit të një individi të përfshirë prej dy dekadash në sektorin e OJQ-ve, i cili ka kontakte të mira me faktorët ndërkombëtarë.

Në këtë mënyrë, do të bëhej një përpjekje për të qetësuar elektoratin e demokratëve nëse ambasadat me ndikim arrijnë t’i bindin (ata të formojnë një qeveri teknike me mbështetjen e pakicës së Partisë Demokratike të Socialistëve DPS) të presidentit të shtetit Milo Gjukanoviç. Vijesti shkruan se partnerët ndërkombëtarë e konsiderojnë DPS-në një “parti pro-europiane” pavarësisht aferave të shumta gjatë qeverisjes së saj prej tre dekadash.

Mendohet se negociatat për krijimin e ekzekutivit të ri mund të nisin shumë shpejt. Për momentin ne Malin e Zi askush nuk e ka shumicën për të formuar një qeveri të re. Administrata e udhëhequr nga Abazoviç u bë qeveria me periudhën më të shkurtër në pushtet në historinë politike malazeze, pasi e kishte marrë detyrën në muajin prill.

Rrëzimi i saj erdhi me votat e 50 deputetëve në parlamentin 81-vendësh.

Ky votim sinjalizoi fundin e aleancës politike mes Abazoviç dhe Partisë Demokratike të Socialistëve, te liderit veteran Gjukanoviç, i cili humbi pushtetin në gusht 2020 pas tre dekadash në detyrë, por në prill filloi të mbështesë Abazovicin. Fatin e kryeministrit të ri shqiptar e vulosi marrëveshja e shumë-polemizuar Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Marrëveshja që parashikon rregullimin e marrëdhënieve mes të Malit të Zi dhe Kishës me bazë në Beograd, njeh vazhdimësinë ligjore të kishës që nga viti 1219, gjashtë shekuj më shumë se Kisha Ortodokse Serbe në Serbi, hap mundësinë e futjes së arsimit fetar në shkolla, e në bazë të saj, shteti merr përsipër të regjistrojë pronat e paluajtshme të paregjistruara në pronësi të dioqezave të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu