May dhe Macron shprehin ngushëllime për viktimat në Zelandën e Re

Kryeministrja britanike, Theresa May ka shprehur ngushëllime në llogarinë e saj në Twitter në emër të të gjithë Mbretërisë së Bashkuar për viktimat e rëna në Zelandën e Re.

Postimi i saj:

Në emër të Mbretërisë së Bashkuar, ngushëllimet e mia më të thella për popullin e Zelandës së Re pas sulmit të tmerrshëm terrorist në Christchurch,” shkroi Kryeministrja britanike Theresa May në Twitter.

Ngushëllime ka shprehur edhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur nga ky akt i keq i dhunës”. “Të gjitha mendimet tona për viktimat e krimeve të hidhura kundër xhamive të Christchurch në Zelandën e Re dhe për të dashurit e tyre,” shtoi Presidenti francez Emmanuel Macron./Arbresh.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu