Mazhoranca në Shqipëri “rrëzon” Metën, nuk arrin votat për shkarkimin e tij

Me 85 vota mazhoranca ka rrëzuar dekretin e presidentit për rishikimin e ligjit për përmbarimin gjyqësor privat, por pa arritur numrin e duhur për shkarkimin e Ilir Metës (duhen 94).

Në seancë, opozita e re ka kërkuar ndryshime në komisionin e reformës zgjedhore, si dhe ka konsideruar lojë nismën për shkarkimin e Ilir Metës. Numri dy i socialistëve Taulant balla, e sheh shkarkimin e Presidentit si një çmim që duhet paguar për të mbrojtur reformën në drejtësi.

Të hënën pasdite mazhoranca do të kërkojë ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta me akuzën për shkelje të rëndë kushtetuese pas anulimit të datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit./ Opinion.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu