Mbappe trondit futbollin me këtë deklaratë

Të dielën në mbrëmje Kylian Mbappe fitoi çmimin Lojtari i Sezonit në Ligue 1, bazuar në votimet e Unionit Kombëtar të Futbollistëve Profesionistë.

Një vlerësim i pritshëm për një futbollist që ka mahnitur këtë sezon, por lajmi i vërtetë i mbrëmjes erdhi pas ceremonisë, ku Mbappe lëshoi një deklaratë të bujshme, që mbulon me mister të ardhmen e tij.

“Kam mësuar shumë, është koha të marr më shumë përgjegjësi. Nëse ndodh te PSG, do jem i lumtur, në të kundërt do kërkoj një sfidë të re gjetkë”, tha kampioni i botës për gazetarët e pranishëm, që natyrisht këmbëngulën për të kuptuar diçka më shumë.

“Do e teproja po të flisja më shumë. Në këtë moment kisha mundësinë të jepja një mesazh dhe e dhashë”, shtoi Mbappe.

Ylli i Francës do të trondiste tregun e futbollit në rast se PSG e shet, sepse çmimi i tij do e kalonte rekordin e vendosur nga PSG për blerjen e Neymar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu