Mbaron karantina shtetërore për 63 persona në hotelin në Kavadar, të gjithë janë mirë

Ka përfunduar karantina shtetërore 14 ditore për 63 persona në hotelin “Uni palas 2” në Kavadar, të gjithë janë mirë dhe pa simptoma të koronavirusit, njoftuan sot pronarët e hotelit.

“Bëhet fjalë për qytetarë maqedonas të cilët arritën nga Gjermania, Italia, SHBA, Sllovakia, Spanja, Kosova, Bullgaria. Karantina kaloi me sukses, të gjithë mysafirët u larguan të shëndetshëm dhe të kënaqur”, theksuan pronarët e hotelit.

Ata shtuan se nesër priten edhe rreth 70 mysafirë të rinj të cilët gjithashtu do të qëndrojnë këtu në karantinë shtetërore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu