Mbesa e Princeshës Diana martohet me miliarderin 62-vjeçar

Mbesa e Princeshës Diana i ka dhënë fund beqarisë me partnerin e saj miliarder, gjatë fundjavës në Romë. Lady Kitty Spencer, 30 vjeç dhe Michael Lewis, 62 vjeç, i thanë po njëri-tjetrit në kështjellën italiane të shekullit 17-të të Shtunën, pas tre vitesh lidhje.

Nusja, e cila është vajza e Earl Spencer dhe gruas së tij të parë Victoria Lockwood, zgjodhi një fustan nga Dolce & Gabbana për rastin, krijuar posaçërisht për ditën e saj të madhe. Lady Kitty dhe partneri i saj kanë qenë bashkë prej nga viti 2018.

Lady Kitty është kushërira e parë me Princin William dhe Princin Harry, por vëllezërit dhe partneret e tyre përkatës Kate Middleton dhe Meghan Markle nuk morën pjesë në ceremoni. Ajo ishte mysafire në të dy dasmat e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu