Mbështetje për Maqedoninë nga të gjithë në PE përpos nga deputetët bullgarë

Debati vjetor në Parlamentin evropian për rezolutat për Ballkanin Perëndimor përfundoi, pritet votimi. Debati në masë të madhe u fokusua në situatën me Maqedoninë e Veriut dhe bllokada nga Bullgaria.

Përveç deputetëve bullgarë nga partitë e qendrës së djathtë dhe e djathta ekstreme të cilët morën fjalë, eurodeputetët e tjerë sot kërkuan sa më shpejtë të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut, e cila mori dritë të gjelbër para një viti, ndërsa rekomandim para dymbëdhjetë viteve.

Eurodeputetja Tineke Strik, nga grupi i Të Gjelbërve, theksoi se Maqedonia e Veriut bëri reforma të thella dhe shpesh të dhimbshme për të ardhur deri te kjo dhe përkujtoi se mbetet të bëhen përpjekje në shumë sfera, si të drejtat e grave, të pakicave, korrupsioni dhe sundimi i së drejtës, dhe se vendi ka treguar vullnet për bashkëpunim me fqinjët.

Dërgimi i përfaqësuesit të posaçëm në Bullgari është shenjë e vullnetit të mirë, por për zgjidhje nevojitet bashkëpunim nga të dy palët, kjo nuk duhet të jetë pengesë për t’u përmbushur premtimi për fillim të procesit, qytetarët e Maqedonisë së Veriut pritën mjaft gjatë, ta dëshmojmë kredibilitetin tonë”, deklaroi Strike.

Andrea Shider nga grupi i Socialdemokratëve, gjithashtu vlerësoi se Shkupi meriton mbështetje nga e tërë BE-ja.

Kolegja e tij nga Sllovenia, Tanja Fajon, me ton më të ashpër porositi se vetoja e Bullgarisë është akt i pandërgjegjshëm dhe se duhet të tërhiqet menjëherë. Fajon, së bashku me kolegë nga partia e saj dhe nga partia e Të Gjelbërve janë autorë të amandamentit për këtë raport, në të cilin vlerësohet se Bullgaria është pala provokuese në këtë kontest dhe në të cilin Sofjes i bëhet thirrje për më shumë konstruktivitet.

Me ton të matur u paraqit edhe deputeti bullgar nga Socialdemokratët, Petar Vitanov.

Nuk dua të konfrontohem me kolegët nga grupi im politik, megjithatë mund të flas vetëm si bullgar”, tha Vitanov për amandamentet kundërthënëse dhe shtoi se konfrontimi e ushqen të djathtën ekstreme në Bullgari, që e shfrytëzon situatën për qëllime parazgjedhore.

Vitanov porositi se e mbështetë Maqedoninë e Veriut por se vendi duhet t’i respektojë marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Eurodeputetët nga Bullgaria, nga partia në pushtet si dhe nga e djathta ekstreme, Kovaçev. Xhambaski dhe Jordanov, u paraqitën me ton agresiv duke e krahasuar Maqedoninë e Veriut me Korenë e Veriut, mes tjerash.

Deputeti Andrej Kovaçev nga Partia popullore evropiane vlerësoi se komuniteti bullgar në Maqedoni ka qenë pakicë para komunizmit, përderisa kolegu i tij Jordanov tha se në Maqedoni ka pasur gjenocid ndaj bullgarëve.

Eurodeputeti për zgjerim, Oliver Varheji, nga ana e tij shfaqi shpresë se akoma është e mundur që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare nën kryesimin e tanishëm portugez të BE-së, para një korrikut, dhe insistoi për nevojën e dialogut konstruktiv me Bullgarinë.

Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë thelbësore e përparimit drejt BE-së, marrëveshjet bilaterale, Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshja me Bullgarinë edhe më tej duhet të implementohen në besim nga të gjitha palët, i inkurajoj Shkupin dhe Sofjen t’i dyfishojnë përpjekjet për të gjetur zgjidhje të pranueshme të përbashkët për çështjet bilaterale, i inkurajoj të gjitha palët të sillen në mënyrë konstruktive dhe të përmbahen nga deklarata dhe aksione të cilat i minojnë interesat më të gjera të BE-së”, theksoi Varheji.

Ai vlerësoi se Maqedonia e Veriut ka koma shumë punë në pjesën e reformave.

“Vendimi i vendeve anëtare të BE-së për të hapur negociata me Maqedoninë e Veriut ishte historik, dhe me padurim presim të miratohet korniza negociuese dhe të thirret konferenca e parë ndërqeveritare, shpresoj akoma gjatë këtij kryesimi”, tha Varheji.

Për fund, Varheji u bëri thirrje eurodeputetëve të japin mbështetje për procesin e zgjerimit drejt tërë rajonit.

Më shumë se kurdo herë BE-ja do të vazhdojë t’u qëndrojë pranë partnerëve të vet të Ballaknit Perëndimor, e ardhmja e rajonit”, tha ai, ndodhet në BE.

Është koha të reflektojmë, shtoi, ky Komision është fuqishëm i përkushtuar ta përmbushë këtë premtim, për këtë na duhet mbështetje nga të gjitha vendet anëtare dhe nga kjo shtëpi, duhet të lëvizim he të mbajmë fjalën, bëri thirrje eurokomisari për zgjerim. Votimi do të mbahet vonë pasdite rreth orës gjashtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu