Mbi 12 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 12 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 12.002.132 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 3.099.095 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili (1.674.655), India (753.354), Rusia (700.792), Peruja (309.278), Kili (301.019), Spanja (299.210), Britania (286.979), Meksika (268.008), Italia (241.611), Irani (248.379), Pakistani (237.489), Arabia Saudite (220.144) dhe Afrika e Jugut (215.855)

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 207.897.

Vendet e tjera me mbi 50 mijë të infektuar janë Gjermania (198.561), Bangladeshi (172.134), Franca (168.810), Kolumbia (124.494), Kanadaja (106.167), Katari (101.553), Kina (83.572), Argjentina (83.426), Egjipti (77.279), Suedia (73.344), Indonezia (68.079), Iraku (67.442), Bjellorusia (64.224), Ekuadori (63.245), Belgjika (62.123), Emiratet e Bashkuara Arabe (53.045), Kuvajti (52.007), Kazakistani (51.059), Holanda (50.746), Ukraina (50.414) dhe Omani (50.207).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur 547.834 persona. Ndërkaq, rreth 6,9 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu