Mbi 30 themelues të Lëvizjes Besa ngrejnë padi kundër Bilall Kasamit

Ashtu siç kishim njoftuar para do ko kohe, dje në Prokurorinë Publike të vendit – në emër të 32 themeluesve juridikë të Lëvizjes BESA (prej 57 gjithsej) – është dorëzuar padia për vepër penale ndaj ish kryetarit të Lëvizjes BESA për abuzim me detyrën zyrtare “përfaqësues juridik i Lëvizjes BESA para organeve të drejtësisë” dhe falsifikim të dokumentacionit të Lëvizjes, ndërsa në Gjykatën Administrative është dorëzuar kërkesa për anulimin e falsifikimit që e ka bërë ai në dokumentet e Lëvizjes BESA në gjykatën përkatëse themelore, njoftoi Skender Rexhepi-Zejd.

“Pas kësaj, ai dhe klani i tij, disa prej të cilëve aq shumë e kanë dëshirë të thirren në legalitet, tashmë do të duhet të japin llogari para organeve të drejtësisë se si i bëhet puna që të kidnapohet partia politike për interesa të ngushta individuale dhe klanore. Këtu po e përsërisim se ky manipulim është bërë në kohën kur të gjithë aktivistët e Besës i besonin atij dhe i shfaqnin lojalitet, gjë që flet se ai detyren e nëpërkëmbjes së Besës dhe përçarjen e kishte filluar qëmoti, natyrisht me direktivë.

Pas kësaj u bëjmë thirrje edhe një herë edhe atyre aktivistëve, që ka mundësi të mos e kenë pasur informacionin e mjaftueshëm dhe janë vënë në anën e gabuar, që ta kenë të qarët se ish kryetari i Lëvizjes BESA së shpejti do të jetë në bankën e të akuzuarit për falsifikim. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithëve që të rreshtohen në anën e së drejtës dhe ta dinë se jo vetëm ideja, por edhe organizata Lëvizja BESA ka qenë dhe mbetet kundër të gjithë atyre që me metoda të manipulimit mundohen ta mbajnë pozitën.

E vërteta vonon, por nuk harron. Besa, përkundër lëndimit dhe tradhtisë që ia kanë shkaktuar, e vazhdon misioni e mbrojtjes së idealit dhe idesë”, ka deklaruar Zejd.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu