Mbreti dhe plaku i varfër

Ishte një mbret që vendosi të dilte të shëtiste mbretërinë dhe të vizitojë popullin, ndërsa kalonte nëpër vende të ndryshme, çdokush ngutej që ta shihte atë. Megjithatë, ndërsa kalonte nëpër një vend të caktuar, vuri re një plak të varfër që nuk i kushtoi vëmendje ardhjes së mbretit dhe vazhdonte punën e vet. Mbreti iu afrua këtij të varfëri dhe e pyeti se pse nuk iu bashkua të tjerëve që ta shihte atë.

Plaku i varfër iu përgjigj:

“Para teje, një mbret tjetër ka kaluar këtej pari. Çdokush erdhi që ta shihte, e edhe unë gjithashtu. Por, disa ditë më vonë ai vdiq dhe u varros diku afër këtu. Gjithashtu ato ditë vdiq edhe një i varfër dhe u varros pranë varrit të mbretit. Pas ca kohe ndodhi një përmbytje e madhe dhe ato varre i asgjësoi. Si pasojë, eshtrat e të varfërit u përzien me ato të mbretit. Ne nuk mund t’i dallonim më se cilët ishin të kujt. Pasiqë e pashë këtë, për mua nuk ka rëndësi më se cili është mbret e cili lypës. Në fund, shtëpinë e kemi të njëjtë!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu