Mbytja e 4-vjeçares në det, nisin kërkimet edhe për kushërirën e saj

Policia e Durrësit ka sqaruar rrethanat e ngjarjes së pasdites së sotme ku mbeti e mbytur një vajzë 4-vjeçare.
Bëhet e ditur se M.H. 56 vjeç ka njoftuar Stacionin e Policisë Plazh, pasi nuk po gjente mbesat e tij 4 dhe 18 vjeçare, të cilat ishin futur në det për tu larë.

56-vjeçari kishte ardhur me pushime në Plazhin e Durrësit bashkë me familjarët e tij.

Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur kërkimet dhe rreth orës 20:05, në vijën bregdetare, u gjet vajza e mitur me iniciale E.B. 4 vjeçe, e cila ishte mbytur. Ndërkohë që policia vijon kërkimet për gjetjen e 18 vjeçares.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu