Më shumë se 15 miliardë euro ndihmë vendeve më të rrezikuara nga COVID-19

BE do të garantojë më shumë se 15 miliardë euro për të ndihmuar vendet më të rrezikuara në Afrikë dhe pjesën tjetër të botës për të luftuar pandeminë COVID-19, njoftoi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Afrika mund të përjetojë të njëjtat probleme si ato me të cilat po ndeshimi në Europë prej disa javësh. Ajo ka nevojë për ndihmën tonë për të ngadalësuar përhapjen e virusit”, paralajmëroi von der Leyen në një mesazh video, në shumë gjuhë, në llogarinë e saj në Twitter.

“Kjo është arsyeja pse Bashkimi Europian po garanton më shumë se 15 miliardë euro për të ndihmuar partnerët tanë në të gjithë botën për të luftuar koronaviruset”, vazhdoi ajo.

Ministrat europianë të ngarkuar me zhvillimin janë thirrur ta votojnë këtë propozim gjatë një videokonferencë të mërkurën.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu