Mediat botërore dhe rajonale: Pjesëmarrja e ulët do të rrëzojë referendumin

Një seri mediash botërore të cilat po ndjekin referendumin në Republikën e Maqedonisë shkruajnë për pjesëmarrjen e ulët me një vlerësim që referendumi, pra Marrveshja e Prespës, do të delegizohet.

Emmerting Jurop me titull “Pjesëmarrja e dobët do të delegitimizojë referendumin” thotë se ajo që e bën këtë referendum edhe më të rëndësishëm është dalja në votim që i jep rëndësi.

Vetëm pjesëmarrja mbi 50 për qind do të bëjë votimin e vlevshëm dhe do të sigurojë zbatimin e lehtë të Marrëveshjes.

Të ngjashme janë vlerësimet edhe të Fox News dhe raporteve të tjera të medias botërore që raportojnë për pjesëmarrjen e ulët të këtij referendumi.

Me vlersim të ngjajshëm janë edhe mediat nga rajoni. Ekaterini grek përcolli nga konferencat e shtypit e KSHZ-ës, duke vlerësuar se gjashtë orët e para të ditës ka pasur dalje të dobët në qendrat e votimit.

Aktualno e Bullgarisë japin të dhëna nga BTV kombëtare me vlerësimin se referendumi në Maqedoni duket se do të dështoj për shkak të një aktiviteti të ulët të votimit të dobët.

Me vlerësim të ngjashëm edhe Mondo serbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu