Mediat turke nxjerrin planin: Flota e gjashtë amerikane do të na sulmojë për të mbrojtur grekët (FOTO)

Luftë masive mes Turqisë dhe Greqisë, në të cilën do të përfshihet edhe Flota e 6 amerikane në Mesdhe duke u radhitur në krahun e grekëve.

Ky është skenari i publikuar sot nga gazeta pro qeveritare turke “YeniSafak”, e cila ka publikuar edhe planin e sulmit duke iu referuar një skenari të përgatitur nga gjenerali John M. Richardson nën emrin “Lufta e Egjeut”, raporton Albeu.com.

Sipas mediave turke, ky skenar do të vihet në funksion në rast të një përplasjeje të pashmangshme ushtarake mes Turqisë dhe Greqisë për Qipron.

Skenari është i tillë: Pas tensioneve me Turqinë, qeveria e Qipros vendos raketa me rreze të gjatë veprimi duke ngjallur reagimin ushtarak të turqve. Këta të fundit nisen drejt Qipros, ndërkohë që gjatë udhëtimit fundosin disa anije luftarake greke.

Në në galerinë e mësipërme mund të ndiqni hap pas hapi skenarin e publikuar nga mediat turke. /albeu


1 Koment

  1. Ushtria Amerikane eshte Ushtri clirimtare Prandaj Ushtrine Amerikane e duan te gjithe popujt e Botes qe luftojne per liri dhe demokraci Diktatori Erdogan eshte palestinez ngaterrestar dhe provokator qe deshiron te behet sulltan, duke u fshehur pas popullit turk Ashtu sic beri kusheriri i tij Hitler dhe Nazi duke u fshehur pas popullit te edukuar gjerman

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu