Mehmeti: Jerusalemi Shqiptarëve janë Shkupi dhe Manastiri

(Shvendosja e vëmendjes së shqiptarëve në çështjet e huaja e dëmton çështjen tonë kombëtare)

Shqiptarët nuk guxojnë të shqafin ide dhe ndjenja të animit fetar, sidomos ndjenja raciste, në lidhje me çështjet e huaja kombëtare dhe fetare, ose marrëdhëniet mes popujve të tjerë të botës, ndërkohë që çështjen e vetë kombëtare e kanë më të ngatërruar se kurrë. Çështja e Jerusalemit u takon shteteve dhe popujve që aktualisht jetojnë aty, izraelitëve dhe palestinezëve (arabëve dhe ebrejve), dhe sidomos faktorit ndërkombëtar, assesi popujve të tjerë që nuk kanë as lidhje fqinjësore me ata, por vetëm lidhje miqësore, siç kanë edhe shqiptarët.

Nëse aleati ynë i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka ndihmuar dhe ndihmojnë pa kursim popullin shqiptar, siç e mbrojtën saherë përgjatë historisë, sidomos me mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës nga agresorët serbë; nëse populli hebre tradicionalisht e ka mbajtur anën e shqiptarëve përgjatë historisë, në momentet kyçe të mbijetesës së kombit shqiptar dhe shtetformimit të Shqipërisë dhe Kosovës, mbajtja anë e shqiptarëve në interes të popujve arabë (në këtë rast të atij palestinez, të cilët nga ebrejtë i ndan vetëm besimi fetar islam, jo edhe prejardhja e tyre), me ide të këtilla dhe mbështetje të njëanshme, me qëllim ose pa dashur, këta shqiptarë rreshtohen në anën e Serbisë dhe Rusisë, armiqve historikë të popullit shqiptar.

Shqiptarët e besimit islam, besimin e tyre fetar duhet ta kuptojnë dhe predikojnë si përkushtim ndaj Zotit, ndërsa përkatësinë e besimit të njëjtë mes popujve të tjerë të botës duhet ta kuptojnë si vlerë humane që duhet t’i afrojë ata popuj mes vete, si frymë përbashkimi, paqeje e mirëkuptimi të ndërsjellë, jo si armë kërcënuese kundër të gjithë popujve të tjerë të botës, që u përkasin besimeve të tjera, sepse edhe vetë ne shqiptarët u takojmë disa besimeve fetare, por jemi një trup, kemi një gjak, një gjuhë, tradita dhe kulturë, që përbëjnë njësinë e vetme: Kombin shqiptar. Gjithçka tjetër është personale dhe nuk është domosdoshmëri e të qenit shqiptar, ka shruar në faqene Fb-së opinionisti Abdullah Mehmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu