Mehmeti: Pse nuk pyesim ku ishte policia, po ku ishin deputetët e Lëvizjes Besa?!

Pas kthimit nga Tirana, shkrimtari ynë Kim Mehmeti ka bë një analizë të zhvillimeve në Parlamentin e Maqedonisë.

“Më në fund u ktheva në Shkupin tim! Dhe nuk mund të mos ndjehesh i mposhtur kur i sheh ato fytyra të përgjakura të deputetëve republikanë si dhe, kur duhet ta pranosh se ne që jetojmë në Maqedoni, jemi viktimë e regjimit të deridjeshëm VMRO-BDI, regjim që ndërtoi shtet për kriminelët dhe huliganët e tyre partiak, e të cilët tani nuk duan ta japin ‘pronën’ e tyre?! Ndjenja e mposhtjes rritet kur vëren si shumë shqiptarë – madje edhe nga ata që pretendojnë se patriotizmi e mençuria u derdhen edhe nga veshët – në vend që të shtrojnë pyetjen logjike se ku ishte policia që t’i mbronte deputetët, e shfrytëzojnë rastin për protagonizëm, apo për t’i njollosur kundërshtarët politike, si për shembull, deputet e Lëvizjes BESA, duke i akuzuar ata pse kanë ‘ikur’ të parrahur pas këndimit të himnit, e me çka e shpalosin mendësinë dështuese politike se ne e çmojmë heroin e rrahuar apo të vdekur, por jo edhe trimin e vlefshëm që ka mbetur gjallë! Dhe ja, jemi aty ku ishim edhe deri dje: heroizmin dhe të ardhmen tonë politike, nuk e përcakton vetëm ajo që jemi e që kemi, por edhe ofendimet dhe dajakun që na e japin antishqiptarët!”, shkruan Kim Mehmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu