‘Memo’ i filmit “Mrekulli në qelinë nr 7″, flet për herë të parë pas suksesit të madh që pati ky film

Filmi “Miracle in Cell No.7” është kthyer padyshim në senzacionin momentit. Thuajse të gjithë tashmë e kanë parë historinë e trishtë të Ovas dhe babait të saj, Memos.

Aktori që luan rolin e këtij të fundit, Aras Bulut Iynemli, së fundmi ka shprehur për herë të parë mirënjohjen e tij për suksesin që është duke arritur këto ditë.

Në një sërë fotografish të publikuara në rrjetin social Instagram, ku ai ndiqet nga mbi 6.6 milionë ndjekës, aktori ka treguar disa nga momentet më iunteresante gjatë xhirimeve, teksa në mbishkrimin e tyre ka shkruar disa fjalë për suksesin e filmit.

“Udhëtimi i “Miracle in Cell No.7″ (7. Koğuştaki Mucize) filloi me dashuri. Ne e donim shumë historinë tonë. Filmi ynë vazhdon të krijojë mrekullinë e tij. Ai arriti te shumë njerëz në të gjithë botën në ditët më të vështira. Le t’i qëndrojmë njëri-tjetrit afër me dashuri. Faleminderit për interesimin tuaj. Qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt”, kanë qenë fjalët e aktorit Aras Bulut Iynemli në Instagram.

“Miracle in Cell No.7″ ose siç njihet në turqisht “Yedinci Kogustaki Mucize”, është një prodhim i Netflix në vitin 2019, me skenar të përshtatur nga një film koreano-juro me të njëjtin titull. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu