Menduh Thaçi: Për mua Besa është pjesë e koalicionit të LSDM-së! Heqja e “20%”, vjedhje e platformës

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi para takimit të liderëve theksoi se ideja për heqjen e 20% nga Kushtetuta, që i referohet gjuhës shqipe, është ide e PDSH-së, përcjell TV21. Ndërsa i pyetur nëse do të kushtëzojnë ndryshimet kushtetuese me heqjen e 20%, sikur Lëvizja Besa, Thaçi tha se Besa vazhdon të jetë pjesë e koalicionit me LSDM-në.

“Unë gjithmonë them, më thoni se jam më i keq se të gjithë, por mos më vendosni në formulime të tilla. Unë nuk e di kush janë ata parti tjera politike të shqiptarëve. Nëse mendoni se ata janë Besa, për mua ata ende janë pjesë e koalicionit “Mundemi” me LSDM-në. Po, ky është propozimi ynë. Shumë është keq kur librin që e shkruani ju, dikush tjetër e ligjëron në universitet. Kjo është vjedhje e platformës, vjedhje e një ideje”, tha mes tjerash Thaçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu