Menduh Thaçi tha se shqiptarët mund të jenë më pak se 20% në Maqedoni, Izet Zeqiri tregon sa kemi qenë pak vite më përpara (FOTO)

Pas deklaratës së Menduh Thaçit se shqiptarët në Maqedoni rrezikojnë të jenë poshtë 20%, një rreagim ka ardhur nga ish deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri i cili me shifra ka argumentuar se në vitin 2011 shqiptarët kanë qenë rreth 26% e popullatës së Maqedonisë, në vijim mund të ndjekim analizën e Zeqirit.

“Po të analizohen të dhënat lidhur me lindjen, vdekjen dhe shtimin natyror të popullsisë gjegjësisht të analizojmë natalitetin si një komponentë dinamike, mortalitetin si komponentë negative e lëvizjes së popullsisë dhe shtimin natyror të popullsisë që paraqet dallimin midis numrit të të lindurve dhe të të vdekurve në një mijë banor në një periudhe të caktuar kohore, do të mundë të paraqitet ecuria e lëvizjes së popullsisë dhe norma e shtimit natyral të popullsisë në Maqedoni.

Duke analizuar natalitetin dhe mortalitetin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut sipas përkatësisë etnike do të shohim tendencat e lëvizjes së popullsisë nga e cila rrjedhë rritja apo zvogëlimi i numrit të popullsisë. Në analizë si ekzemplarë janë marë të dhënat e shtimit të popullsisë sipas përbërjes etnike të vitit 2008, 2009 dhe 2010. Të dhënat statistikore flasin qartë që në periudhën 2008-2010 konform vjetorëve statistikorë për vitet 2008, 2009, 2010 numri i maqedonasve është zvogëluar për -5368, numri i vllahëve për -104, numri i serbëve për -771 përderisa numri i shqiptarëve është rritur për 13385, i turqve 1812, numri i romëve është rritur 3751, boshnjakët për 271.

Kjo mundet të vërehet nga tabela 1. Nëse bëhet një analizë e thjeshtë duke marrë par bazë rezultatet nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2002 si dhe të dhënat për lëvizjen natyrore të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së veriut në periudhën 2008, 2009 dhe 2010, vërehet qartë një zvogëlim i pjesëmarrjes së popullsisë maqedonase në numrin e përgjithshëm të popullsisë në vend dhe krahas kësaj një rritje e pjesëmarrjes së popullsisë shqiptare në të. Pra, në bazë të projeksionit të kryer vetëm për periudhën 2008,2009,2010 pa analizën e pesë viteve tjera nga 2002-2007, pjesëmarrja e shqiptarëve në numrin e përgjithshëm të popullsisë duhet të jetë më së paku 25.66%, pra shënon një rritje prej 0.49 pikë përqindësh. Kjo përqindje nuk është e plotë sepse përfshinë të dhënat e vitit 2008-2010.

Një simulim tjetër më i përafërt ku për periudhën 2008, 2009 dhe 2010 janë shfrytëzuar të dhënat e entit statistikorë ndërsa për periudhën pesëvjeçare nga viti 2002, 2003, 2004, 2005, 2006 në mungesë të të dhënave janë shfrytëzuar të dhënat e vitit 2010 që kanë tendenca pothuajse të ngjashme me devijime të vogla do të nxjerr në sipërfaqe prognozën e strukturës vijuese etnike të popullsisë në Republikën e Maqedonisë (Tabela 2).Prognozat analitike të bazuara në të dhënat shtetërore të statistikës aq sa janë të besueshme tregojnë se shqiptarët sipas regjistrimit të 2011 duhet të jenë mbi 26.38% e popullsisë së Republikës së Maqedonisë. Këtë e dëshmon nataliteti dhe shtimi i popullsisë i shprehur në komunat ku popullsia shqiptare është shumicë ku dallimi midis lindjeve dhe vdekjeve është pozitiv, përkundër dallimit negativ ose të ulët në shumicën e komunave ku popullsia maqedonase është shumicë.” – Përfundoi Zeqiri./InfoShqip.com

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu