Merkel premton se do bëjë gjithçka që Maqedonia të marrë datën

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot në Bruksel është zotuar se do të bëjë gjithçka që Maqedonisë së Veriut t’i jepet data për fillimin e negociatave me BE-në deri në tetor, duke shtuar se në pyetje janë vetëm disa javë. Duke u përgjigjur në pyetjen e agjencisë së lajmeve MIA në përfundim të samitit dyditor të liderëve të BE-së, për atë nëse mund të garantohet datë për negociata, pas shtyrjes së vendimit deri në fund të tetorit, Merkel deklaroi se liderët e BE-së mbrëmë kanë diskutuar për Maqedoninë e Veriut.

  • Do të bëjë gjithçka që mundem që të merret vendimi pozitiv sepse Maqedonia e Veriut bëri punë shembullore me Marrëveshjen e Prespës, punë të shkëlqyer dhe biseduam për këtë mbrëmë. Bëhet fjalë për disa javë, angazhimi ynë mbetet i njëjtë dhe sa më përket mua unë do ta investojë të gjithë forcën time politike për këtë – deklaroi Angela Merkel, kancelare gjermane./Alsat

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu