Mesfushori serb: ‘Mund t’i parandalonim festimet e tyre me shqiponjë’

Zvicra ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Serbisë, në takimin e sotëm që ishte i vlefshëm për grupet e Botërorit të Rusisë.

Xhaka dhe Shaqiri ishin autorët e golave, të cilët zgjodhën të festonin me shqiponjë pas realizimeve të tyre. Mesfushori serb, Dushan Tadiç ishte në lot në përfundimin e ndeshjes, teksa shprehet se futbollistët e Serbisë mund të parandalonin festimet me shqiponjë që u bën përpara syve të tyre.

“Jam zemëruar me gjithçka ka ndodhur në këtë takim, pasi na kanë rrahur. Dhe për këtë them se jemi vërtet shumë gabim. Unë mendoj se ishim pjekur për të bërë një ndeshje të zgjuar.

Ne i lejuam atyre shumë hapësirë dhe secili top i përkiste zviceranëve. Kjo ishte arsyeja jonë e humbjes. Festimi i tyre me shqiponjë? Nuk duhet t’i lejonim të ndodhte, mund të kishim parandaluar atë lloj festimi”, ka thënë Tadiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu