Messi dhe Pique nuk kanë folur për dy vjet, miqësia e tyre u kthye në një problem të madh

Lionel Messi ka qenë në bisedime me Barcelonën për disa kohë për një rikthim të mundshëm në Camp Nou verën e ardhshme, por deri më tani nuk ka qenë në gjendje të arrijë një marrëveshje që do të kënaqte të dyja palët.

Një pjesë e arsyes për këtë është edhe përballja e njerëzve të afërt me klubin spanjoll të cilët janë kundër idesë, të drejtuar nga Gerard Pique, mbrojtësi legjendar i Barcelonës dhe ish-shoku i skuadrës së Messit.

Para se Pique të shpallte tërheqjen e tij, mediat spanjolle raportuan se Messi do ta kushtëzonte rikthimin e tij në klub, ndër të tjera, me largimin e Pique nga skuadra.

Përkatësisht, siç shkruan Marca, Messi dhe Pique nuk kanë folur për dy vite.

Marrëdhënia e tyre u dëmtua në mënyrë të pakthyeshme kur spanjolli këshilloi drejtuesit e klubit që të mos i ofronin Messit një kontratë të re. Menjëherë pas kësaj, argjentinasi u largua nga klubi.

Marrëdhëniet mes familjeve gjithashtu u shembën, bashkëshortja e Messit, Antonella, tregoi publikisht mbështetjen e saj për Shakirën pasi Pique e tradhtoi këngëtaren dhe shpërtheu një skandal i madh i ndjekur nga të gjitha mediat botërore.

Tani kjo mund të jetë pengesa kryesore për rikthimin e Messit në klub, pasi Marca shkruan se Pique po punon në mënyrë aktive për ta parandaluar atë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu