Messi: Me Xavin, Barcelona do rritet, gjithmonë kam thënë se dua të rikthehem

Ish-lojtari i Barcelonës dhe tashmë një futbollist i PSG-së, Lionel Messi ishte një nga largimet më të bujshme në merkaton e verës teksa vendosi të largohej nga blaugranat dhe të transferohej në Paris.

Sulmuesi argjentinas në një intervistë të dhënë për “Marca” ai shprehet se Barça me trajner Xavi Hernandez do rritet sepse ky i fundit është një person që njeh çdo hallkë të klubit.

Në këtë intervistë “Pleshti” nuk përjashtoi edhe mundësinë e rikthimit të tij në ‘Camp Nou”, nëse do ishte në favor të dyja palëve.

Me Xavin, Barcelona do rritet, është trajner që di shumë dhe e njeh perfekt shtëpinë. Gjithmonë kam thënë se do doja rikthimin te Barcelona, nëse do ndihmoja klubin do të doja të rikthehesha”, shprehet Messi.

Argjentinasi nuk la pa përmendur edhe Champions League ku PSG është favoriti kryesorë për ta fituar këtë vit.

Të gjithë thonë se ne jemi favoritët e mëdhenj dhe nuk do e mohoj se jemi një ndër kandidatët, por duhet ende gjëra që të bëhemi skuadër e fortë”, përfundoi 34-vjeçari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu