Messi, Neymar apo Mbappe? Ligue 1 ka një tjetër yll që udhëheq me shifra

Jonathan David po bën një sezon fantastik me Lille në Ligue 1 në aspektin personal këtë sezon, edhe pse kampionët në fuqi nuk e kanë nisur si duhet kampionatin.

Sulmuesi kanadez ka realizuar dy gola për katër minuta në ndeshjen në transfertë kundër Monaco, të parin me penallti.

David bëhet i pari që arrin në kuotën e 10 golave në Ligue 1 këtë sezon, para emrave të mëdhenj të PSG.

Neymar ka shënuar tre gola, Mbappe 6, kurse Messi ende nuk ka realizuar në kampionat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu