Messi: Nuk kërkova nënshkrimin e Neymarit, nuk e di nëse Barcelona bëri gjithçka për rikthimin e tij

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi mendon se klubi mund të kishte bërë pak më shumë për të rikthyer Neymarin në Camp Nou, por sipas tij mund të luftojnë për të gjithë titujt edhe pa brazilianin.

Me negociatat në vazhdim e sipër deri në orët e fundit të afatit kalimtar të transferimeve, asnjë marrëveshje nuk u arrit dhe Neymar do të qëndrojë në Paris Saint-Germain për të ardhmen e afërt.

“Do të kisha dashur që Neymari të ishte ribashkuar me klubin tonë”, ka thënë fillimisht Messi për gazetën katalunase Sport.

“Sinqerisht, nuk e di nëse Barcelona bëri gjithçka të mundshme për të siguruar kthimin e tij”.

“Sidoqoftë, është sigurisht e vërtetë që negocimi me PSG-në nuk është i lehtë”.

“Në nivel sportiv, Neymar është një nga më të mirët në botë”.

“Asnjëherë nuk kërkova nënshkrimin e Neymarit. Gjithë çfarë bëra ishte të jepja mendimin tim”.

“Nuk jam i zhgënjyer që ai nuk nënshkroi. Ne kemi një skuadër spektakolare, e cila mund të garojë për gjithçka, edhe pa Neymarin”, përfundoi ylli argjentinas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu