Metollari: Ali Ahmeti është garancë se Maqedonia e Veriut nuk do të devijojë nga kursi pro-evropian dhe pro-amerikan

Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas vitit 2001 e këtej kanë patur një përfaqësim shumë të lartë në nivel diplomatik dhe politik, dhe kjo falë vizionit të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetit, thotë analistja e zhvillimeve euro-integruese nga Tirana, Doriana Metollari – duke foluar për procesin e euro-integrues të Shkupit dhe Tiranës.

“Rrugëtimi i integrimit evropian të Maqedonisë së veriut është një proces i cili ka njohur një angazhim të shkëlqyer në nivel diplomatik. Më duhet të them se forcat shqiptare pas vitit 2001 e këtej kanë patur një përfaqësim shumë të lartë në nivel diplomatik dhe politik kjo falë vizionit të Ali Ahmetit. Po ashtu edhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka patur një rol primar në gjithë këtë, por duhet shtuar se terreni politik dhe diplomatik i shqiptarëve është i bërë tashmë, domethënë angazhim politik ecën para fale frymes së përbashkët pro-evropiane e pro-amerikane.

Shqiptarët kanë një rol kryesor në politikat e brendshme dhe të jashtme të Maqedonisë së Veriut, kjo jep garancë se kursi politik pro-evropian dhe pro-amerikan nuk do të cënohet. Një përfaqësim i tillë nuk është parë asnjëherë dhe kjo do të thotë se e ardhmja e integrimit është një e ardhme që jo vetëm i takon por është e prekshme per të gjithë qytetarët e Maqedonisë se Veriut”, deklaroi Metollari për Indeks.mk

Ajo thotë se rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt BE-së nuk ndalet, nuk devijohet, e as kursi politik dhe fryma evropiane dhe proamerikane, prandaj sipas saj, Maqedonia e Veriut ka vetëm një rrugë per të bërë atë te integrimit evropian në një ekonomi të shëndëtshme dhe kulturë të mirëfilltë evropiane, qytetarie dhe emancipimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu