Micevski: Eurodeputetët bullgar kërkojnë fshirjen e gjuhës maqedonase

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se deputetët e Kuvendit të Bullgarisë, pavarësisht se nga cila parti vijnë, kërkojnë fshirjen e gjuhës maqedonase.

Micevski shtoi se ky shantazh nuk do të jetë i fundit nga Bullgaria dhe për këtë ata si parti nuk do të dorëzohen.

“Ngadalë por me siguri, e vërteta del në sipërfaqe! edhe pse në mënyrë deklarative dhe vazhdimisht na bindin se gjuha maqedonase është e “mbrojtur”, më në fund shohim se kjo nuk është e vërtetë.

Natyrisht, vetëm Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk e sheh ose nuk dëshiron ta shohë politikën mohuese dhe asimiluese bullgare ndaj Maqedonisë, popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase.

Domethënë, dëshmia e fundit për këtë është qëndrimi i përbashkët i eurodeputetëve bullgarë.
Pavarësisht se nga cili opsion politik vijnë, ata kërkojnë të fshijnë gjuhën maqedonase
”, shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu