Mickoski: Funksionarët e BDI-së të mbështetur nga LSDM, nuk janë sovranë të këtij shteti

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski thotë se BDI dhe LSDM duhet ta provojnë veten në zgjedhje.

“Dhe më pas do të vijë një qeveri e cila do të zgjidhet nga populli, qeveri popullore, jo e zgjedhur në rreth të ngushtë të njerëzve apo kryeministër i zgjedhur nga një rreth i ngushtë i njerëzve, që do të punojë për interesat e popullit dhe të shtetit, e jo për interesa personale apo partiake.

Kështu që, i inkurajuar nga këto sinjale mendoj se kemi mundësi të madhe që ato dy data 14 apo 21 maj të jenë data zgjedhore dhe të shohim në fund të ditës nëse me të vërtetë beson në atë që e flet Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së se punojnë mirë, se me të vërtetë janë të suksesshëm do të mund ta kontrollojmë atë në zgjedhje, ashtu? Populli le të thotë, populli është sovrani i shtetit. Nuk janë funksionarët e BDI-së të mbështetur nga LSDM sovranë të këtij shteti”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu