Mickoski gjatë fundjavës do të vendosë nëse do të shkojë në takimin e liderëve te Kovaçevski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se ditëve në vijim do të sjell vendimin përfundimtar nëse do të marrë pjesë në takimin e liderëve të organizuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Shpresoj se do të konsultohem me telefon edhe me partnerët e koalicionit, me grupet parlamentare, me Komitetin Ekzekutiv, dhe gjatë ditës së nesërme ta bëjmë me dije qëndrimin tonë lidhur me atë nëse do të shkojmë dhe nëse jo, pse nuk do të shkojmë”, pohoi Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu