Mickoski: Jo vetëm ministrat e BDI-së, duhet të ndryshohet e gjithë Qeveria

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hrisitjan Mickoski nuk i komenton ndryshimet në BDI por thotë se ajo duhet të punojë më shumë për të gjithë qytetarët.

Mickoski shton se jo vetëm ministrat e BDI-së por duhet të ndryshohet gjithë qeveria dhe të organizohen zgjedhje të reja.

“Shpresoj se pas këtyre zhvillimeve ata do të dalin më të përgatitur dhe më të fuqishëm, më ambicioz dhe të punojnë për qytetarët pa dallim nëse qytetarët janë nga pushteti ose nga opozita, pa dallim nëse janë të përcaktuar ose jo të përcaktuar për ndonjë parti, pa dallim a janë maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, serbë, romë, boshnjakë, ose të tjerë. Është e rëndësishme që në këto kohëra të vështira për qytetarët t’u ofrojmë zgjidhje për problemet të cilat i kanë të shumta. Unë mendoj se duhet të ndryshohet qeveria. Ndryshime parciale nuk janë zgjidhje për problemin. Sa më shpejt ajo të ndryshohet dhe të vijë qeveri e re e cila do ta ketë legjitimitetin e popullit aq më shpejt do t’i ecë mbarë Maqedonisë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu