Mickoski këmbëngulë, diaspora evidentohet nuk regjistrohet

Kryetari i opozitës maqedonase, Hristian Mickoski, ka ripërsëritur të martën qëndrimin e tij, duke këmbëngulur se nuk do të pranojë rezultatet e regjistrimit të popullsisë, për shifrat e diasporës.

Në pretendimin e tij për mosnjohje të rezultatit, Mickoski thotë se qytetarët të cilët për mbi 12 muaj nuk kanë qenë në vend, ose kanë çregjistruar vendbanimin, nuk mund të hynë në shifrat totale të banorëve rezidentë.

Diaspora evidentohet nuk mund të jetë pjesë e regjistrimit. Të gjithë personat që kanë çregjistruar vendanimet për mbi 12 muaj, nuk mund të futen në numrin e përgjithshëm të popullsisë rezidente, prandaj unë dhe VMRO-DPMNE nuk do t’i njohim ato shifra. Nuk ka forcë që do të më bëjë të shkoj kundër standardeve të Eurostatit. Parlamenti Evropian dhe Bashkimi Evropian kanë miratuar qartë një metodologji të regjistrimit të popullsisë dhe familjeve”, tha Mickocski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu