Mickoski: Kompanitë e Maqedonisë, në mesin e atyre që paguajnë rrymë më të shtrenjtë në Evropë

Një numër i madh prej tyre do të bankrotojnë, do të mbyllin biznesin e tyre, shumë punëtorë do të mbeten pa punë dhe kjo familjet e tyre do t’i fus në pasiguri, kështu sot kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski komentoi çmimin e energjisë elektrike që po e paguajnë komoanitë në Maqedoninë e Veriut.

Mickoski thotë se nuk është e vërtet që Qeveria po ndihmon 72 mijë komoani, ai thotë se sipas statistikave të Eurostat, bizneset vendase janë të tetit në Evropë sa i përket çmimi të lartë të energjisë elektrike që paguajnë.

Industria e Maqedonisë, ekonomia e Maqedonisë, kompanitë e Maqedonisë paguajnë bindshëm rrymë më të shtrenjtë në krahasim me kolegët e tyre në rajon dhe janë të 8-ët në renditjen për nga çmimi më i lartë në Evropë. Nga 40 shtet që janë në atë listë të Eurostat, kompanitë e Maqedonisë janë në vendin e 8 sipas lartësisë së çmimit që e paguajnë për rrymë elektrike”, deklaroi mes tjerash Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu