Mickoski me kusht për heqjen e “20%” nga Kushtetuta

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se është i gatshëm të mbështes heqjen e “20%” që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë, por që sipas tij me kusht që të bisedohet edhe për heqjen e Badenterit dhe Balancuesit, përcjell TV21. Mickoski këtë e quajti “marrëveshje të re për Maqedoninë”

Nëse mendoni për normën prej 20%, e kam thënë shumë herë në të kaluarën, jam gati të ulem dhe të bisedoj me këdo, por kjo është ajo marrëveshje e re për Maqedoninë në të cilën duhet të flasim dhe për normën “Badenter” dhe për normën e “Balancuesit” dhe të kemi një sistem të drejtë në Maqedoni ku njerëzit nuk do të përparojnë sepse janë pjesë e një numri ose një kote ose ndonjë përqindjeje, por sepse vlejnë, sepse janë konkurrues, kanë njohuri etj”, theksoi Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu