Mickoski për Ligjin për gjuhët: Nuk duhet qytetarët të trajtohen me përqindje

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Micskoski, thotë se do t’i pengonte që të dikush atë ta sheh vetëm si numër ose përqindje.

Këtë e thotë edhe për ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili zyrtarisht quhet “ligji për përdorimin e gjuhëve që e flasin më së paku 20% e qytetarëve”, kur shumë thjesht mund të quhej “ligji për përdorimin e gjuhës shqipe”.

Absolutisht pajtohem me ju se kjo përqindje duhet të zhduket! Edhe dua që kjo përqindje të zhduket. Të jemi maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, serb etj., qytetarë lojal të Maqedonisë. Numrat nuk na nevojiten, ato vetëm se na ndajnë, dhe e bëjnë njërën palë të privilegjuar dhe palën tjetër reperesive”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Ai theksoi se nuk duhet qytetarët të trajtohen me përqindje, por të trajtohen ashtu siç ata veprojnë me shtetin, pra qytetarë që janë lojal ndaj shtetit dhe qytetarë që nuk i respektojnë ligjet dhe vetë shtetin. Të ndalojmë, shtoi Mickosiki, ta shohim njëri-tjetrin me përqindje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu