Mickoski preferon VLEN-in si partner të koalicionit të ardhshëm qeveritar

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski është i bindur që koalicioni “Maqedonia yte”, të cilin e drejton partia e tij do të jetë fituesi absolut i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Mickoski është shprehur i bindur se do të arrijnë të konsolidojnë 61 deputetë dhe shton se për partner koalicioni e preferojnë bllokun opozitar shqiptar të mbledhur në koalicionin VLEN.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-së

“Si koalicion ‘Maqedonia yte’, ne do të jemi fituesi absolut. Sot nuk do të mund të projektoja se sa. Me siguri do të ftojmë një partner të koalicionit pikërisht për këto arsye që po flasim për të drejtat e përfaqësimit të bashkësive më të vogla etnike. Kjo është fjalia ime që dyert nuk mbyllen asnjëherë në politikë dhe kështu është. Por, prioriteti ynë është koalicioni me opozitën shqiptare”

Për koalicionin e mundshëm me BDI-në, Mickoski theksoi se dyert në politikë nuk janë asnjëherë të mbyllura. Për harmonizimin e politikave të caktuara me opozitën shqiptare, siç janë ndryshimet kushtetuese, shprehet se nuk është biseduar ende, për momentin janë të orientuar në fushatat edhe për zgjedhjet presidenciale edhe për ato parlamentare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu