Mickovski takon deputetët që u përjashtuan nga VMRO-ja

Me iniciativë të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, tetë deputetët paraprakisht të përjashtuar nga partia, gjatë ditës kanë realizuar takim me Mickoskin. Lajmin e bëri të ditur grupi i pavarur i deputetëve duke mos dhënë shumë detaje rreth takimit dhe temave që janë diskutuar.

“Në takim është diskutuar për situatën aktuale politike, qëndrimet rreth ligjeve reformuese dhe sfidat e ardhshme të vendit”, thuhet në komunikatën e tyre. Nga VMRO-DPMNE-ja akoma nuk kanë dërguar komunikatë me të dhëna nga takimi. Tetë deputetët, me urdhër të organeve të partisë u përjashtuan nga VMRO-DPMNE-ja për shkak se votuan për ndryshimet kushtetuese për emrin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu