Mickovski tregon zgjidhjen për rrymën e shtrenjtë

Fatura ta lartë të rrymës elektrike 50% më të shtrenjta, ndërsa paralajmërohet që nga janari rryma do të shtrenjtohet. Lideri i VMRO-DPMNE-së thotë se për këtë ka një zgjedhje dhe ajo është që autoritet duhet të ndalojnë së vjedhuri.

“Mua më vjen keq se çdo dite marrim ankesa nga qytetarët të cilët paguajnë deri në 50% fatura më të shtrenjta për rrymën, dhe ajo që më shokon më shumë është paralajmërimi i autoriteteve se nga janari ato fatura në mënyrë shtesë do të rriten. Kjo mund të zgjidhet në mënyrë shumë të thjeshtë, të ndalojnë së vjedhuri të fillojnë të punojnë dhe të prodhojnë rrymë, rrymë e cila do të jetë konkurrente për ekonominë dhe rrymë e cila do të jetë e lirë për qytetarët sepse Maqedonia është shteti më i varfër në Ballkan dhe Evropë.”– deklaroi Hristjan Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu