Ministrat shqiptarë përkujtojnë Nënën Terezë me rastin e 106-vjetorit të lindjes së saj

Këshilli organizativ për shënimin e 106 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës me në krye Zv.Kryeministrin e Qeverisë së RM-së, Dr.Festim Halili dhe Zv.Kryeministrin Z. Arbër Ademi, i filluan aktivitetet e para me vendosjen e luleve në pllakën përkujtimore të Nënë Terezës, duke vazhduar më pas me hapjen e ekspozitës në Daut Pasha Hamam.

Në fjalimin e tij Zv/Kryeministri Halili u shpreh se Gonxhe Bojaxhiu është një model i veçantë dhe ndoshta edhe i papërsëritshëm i përhapjes së dashurisë, paqes dhe bamirësisë në miliona njerëz të vuajtur anekënd botës. Për vlerën e madhe që mban, sot emri i saj është lartësuar në shumë emra institucionesh mbarë trojeve shqiptare dhe me gjerë.

Se fundmi ai theksoi: ” Sot bota më shumë se kurrë ka nevojë për humanizmin, ngrohtësinë dhe shpirtgjerësinë e Nënë Terezës.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu