Ministri Bekim Sali uron 28 Nëntorin me një lajm historik për UT-në dhe Spitalin Klinik të Tetovës

Kisha kënaqësi që me rastin e Ditës së Flamurit, në shenjë simbolike, sot t’i nënshkruaj 19 autorizime për 19 mjekë dhe profesorë të fushave të ndryshme të mjekësisë, me çka autorizohet kuadri i UT-së dhe i Spitalit Klinik të Tetovës për mentorim dhe edukim të kuadrove të rinj në 6 fusha të ndryshme të specializimit, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali me rastin e festës së madhe kombëtare.

Sipas ministrit Sali, autorizimet për mentorim dhe edukim të kuadrove të rinj janë në këto fusha të ndryshme të specializimit:

1. Gjinekologji
2. Pediatri
3. Psikiatri
4. Kardiologji
5. Kirurgji të përgjithshme
6. Mjekësi interne.

“Kjo ndodhë për herë të parë në historikun e UT-së dhe Spitalit Klinik të Tetovës.
Duke jua uruar festën e Flamurit, mentorëve të rinj u dëshiroj punë të mbarë dhe specializantëve të rinj suksese”
, deklaroi ministri Bekim Sali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu