Ministri i jashtëm i Maqedonisë u premton vendeve të BE-së “patlixhana” të freskëta por me një kusht!

Ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov përmes një postimi në facebook ka thënë se secili vend që përkrahë fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE do të furnizohet falas me domate (patlixhana) të freskët.

“Domatja më e shijshme në botë! Kushdo që do e mbështesë fillimin e negociatave për qasjen e Maqedonisë me BE-në javën e ardhshme, premtojmë se do të ju dërgojmë paketë me domate të freskëta maqedonase me postë”, ka shkruar Dimitrov në facebook dhe twitter, duke postuar fotografinë me sallatë domatesh.

Për momentin, rezerva më të mëdha ndaj Maqedonisë për fillim të negociatave me BE-në është duke shprehur Franca. Ky vend ka paralajmëruar se vendimin përfundimtar lidhur me Maqedoninë nuk do ta zbulojë deri në samitin e BE-së. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu