Ministri i Shëndetësisë Filipçe përgënjeshtron lajmet e rreme, tregon saktë numrin e viktimave dhe të lënduarve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka përgënjeshtruar lajmet e disa mediave si TV Sitel se është rritur në 15 numri i viktimave që ka humbur jetën në aksidentin e rëndë të autobusit me udhëtarë mbrëmë në autostradën Shkup – Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë, informon INA.

“Jo, gjithsejt deri tani janë 14 veta që kanë ndërruar jetë”, ka thënë ministri Filipçe. Sipas tij, shtatë pacientë janë në gjendje të rëndë kritike, por që po vazhdon trajtimi i tyre intensive. Edhe ministri Venko Filipçe ka shprehur mirënjohje për të gjithë që dolën në ndihmë menjëherë pas aksidentit të rëndë, duke përfshirë klinikat, spitalet private, institucionet e tjera por edhe banorët e fshatit. /ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu