Ministri i Shëndetësisë ka një lajm të mirë për Tetovën: Deri në dhjetor investim disamilionësh në Spitalin Klinik

Në ditën kur janë krijuar paragjykime lokaliste për shkak të incidentit në ndeshjen Shkupi-Shkëndija, pikërisht ministri i Shëndetësisë nga Shkupi, Bekim Sali ka sjellur një lajm të mirë për Tetovën.

Sali ka njoftuar sot se pajisje të reja mjekësore bashkëkohore në Spitalin Klinik në Tetovë, me vlerë prej 61.000 eurosh, janë siguruar me mbështetje të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Këto pajisje janë të destinuara për Repartin e Kirurgjisë Torakale, ndërsa përbëhen nga pompa infusionale, perfuzor, eho portable me sonde konvekse, aspiratorë për sukcion, aparat për drenazhe të vazhdueshme torakale dhe video bronkoskop fleksibil.

“Kështu po vazhdon trendi i furnizimit me pajisje bashkëkohore në këtë spital klinik”, tha me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Lajmet e mira për Spitalin Klinik të Tetovës nuk mbarojnë me kaq.

Nga Ministria e Shëndetësisë paralajmërojnë se së shpejti në këtë spital do të ketë investim të ri në pajisje, që arrijnë shuma milionëshe.

“Investimi bëhet në kuadër të projektit me Bankën Botërore dhe do të realizohet deri në muajin dhjetor. Opinioni do të njoftohet me detajet, por që tani mund të themi se është investim që arrin shifër prej disa miliona eurove”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu