Ministri Lutfiu në Kërçovë në tribunën “Mundësitë për arsimimin e të rriturve”

Në Kërçovë sot u mbajt tribuna në temën “Mundësitë për arsim të të rriturve – Mësim i përjetshëm në shoqëri”, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Arsimit dhe i Shkencës Pishtar Lutfiu.

Qëllimi i këtij manifestimi i cili për herë të 13-të organizohet këtë vit, është promovimi i rëndësisë së mësimit të përjetshëm në Republikën e Maqedonisë dhe të nxiten idetë kreative dhe qasja në arsimin e të rriturve.
“Ditët e mësimit të përjetshëm” këtë vit shënohen në katër komuna edhe atë në Tetovë dhe në Kërçocë, ndërsa pasojnë edhe tribuna në Ohër dhe në Strumicë.

Në tribunën e sotme ministri Lutfiu theksoi se qëllimi është njohja me rolin dhe kontributet e institucioneve kompetente për implementimin e politikës për ndërtimin dhe zhvillimin e sistemit për arsimimin e të riturve në vendin tonë. Ai shfaqi shpresë se nga këto tribuna përfitime do të ketë në të gjitha drejtimet, por para së gjithash do të kontribuojë për arsimimin e të rriturve dhe me atë më lehtë që të munden të gjenden në tregun e punës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu