Ministria turke e mbrojtjes i rreagon Amerikës dhe Francës

Ministria turke e Mbrojtjes ka dënuar Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve e cila ka njohur të ashtuquajturin “gjenocidin armen” dhe Parlamentin e Francës i cili e cilësoi PKK/YPG-në si “aleat”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria nëpërmjet një deklarate ka njoftuar se nga lindja e Eufratit është i pranishëm një kërcënim serioz i DEASH-it dhe PKK/PYD-YPG-së kundrejt Turqisë. Idetë, qëllimet dhe vendosmëria për eliminimin e këtyre kërcënimeve është ndarë që prej një kohe të gjatë me opinion publik.

Ministria ka vënë theksin se operacioni “Burimi i Paqes” u realizua në përputhje me të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje të konfirmuar në ligjin ndërkombëtar, në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së si dhe nën të drejtën e vetëmbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së. “Gjithashtu ky operacion jo vetëm për sigurinë e vendit dhe popullit tonë, por është kryer për të ofruar edhe sigurinë e grupeve të tjera fetare dhe etnike që jetojnë në rajon si kurdët, arabët, asirianët, të krishterët, sirët etj.

Ndërkohë vihet në dukje se Turqia është vendi i vetëm i NATO-s dhe i koalcionit që është konfliktuar ballë për ballë me organizatën terroriste DEASH. Krahas kësaj ajo ka ofruar hapjen e hapësirës ajrore, përdorimin e bazave dhe çdo mbështetje tjetër logjistike për koalicionin ndërkombëtar kundër DEASH-it.

Pavarësisht këtyre që nga fillimi i operacionit “Burimi i Paqes”, Turqia është përballur me një fushatë serioze dezinformimi dhe të gënjeshtrave, ku nëpërmjet lajmeve të rreme dhe të pabaza janë bërë pretendime për përdorim të armëve kimike, ndërkohë që në inventarin e Forcave të Armatosura nuk ka as armatime të tilla dhe as pajisje për hedhjen e tyre.

“Turqia do të bëjë atë që është e nevojshme për krijimin e Kushtetutës në Siri, për zhvillimin e zgjedhjeve të lira me pjesëmarrjen e të gjithë sirianëve brenda dhe jashtë Sirisë si dhe për formimin e një qeverie legjitime”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Pavarësisht këtyre të vërtetave, sjellja në rend dite e projektligjit për të ashtuquajturin ‘gjenocidin armen‘ dhe miratimi i sanksioneve ndaj vendit dhe zyrtarëve tanë nga SHBA-ja me arsyetimin e operacionit ‘Burimi i Paqes‘ është në kundërshtim me marrëveshjen e nënshkruar më 17 tetor 2019 si dhe me frymën e aleatit në NATO dhe të partnerit strategjik. Nëse SHBA është kurioze nëse ka patur apo jo gjenocid armen para 100 vitesh atëherë atë duhet ta kërkojë në dokumentet që ndodhen në Arkivën Kombëtare Amerikane (NARA) dhe në raportet që ka përgatitur nga kërkimet e veta nga delegacioni ushtarak amerikan nën kryesimin e gjeneralit amerikan James G. Harbord dhe jo të bazohet në burime që shtrembërojnë të vërtetat dhe ngjarjet historike”, thuhet në deklaratë.

Në vazhdim Ministria e Mbrojtjes në deklaratën e saj thekson: “Shpresojmë që miqtë tanë amerikanë të bëjnë kthesë sa më parë nga një gabim i tillë historik i cili do të ndikojë seriozisht marrëdhëniet tona të partneritetit strategjik. Gjithashtu në të njëjtën mënyrë edhe vendimi i Parlamentit Kombëtar të Francës i cili ka në objektivin e tij operacionin ‘Burimi i Paqes‘ nuk është asgjë tjetë veçse një përpjekje për të shtrembëruar dhe fshehur të vërtetat kryesisht nga populli francez dhe opinioni ndërkombëtar”.

“Në këtë kontekst ne dënojmë Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve e cila ka njohur të ashtuquajturin ‘gjenocidin armen’ dhe Parlamentin Kombëtar të Francës i cili me deklaratat e tij mbështetëse e cilësoi PKK/YPG-në si ‘aleat‘. Ne u bëjmë thirrje për sens të përbashkët dhe shpresojmë që të kthehen nga këto gabime historike dhe të rënda”, tha Ministria turke e Mbrojtjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu