Ministrja e drejtësisë Deskoska reagon kundër kryeparlamentarit Xhaferi

Deklarata e djeshme e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi i ka dhënë argument VMRO-DPMNE-së për të zvarritur bisedimet për ligjin e Prokurorisë Speciale Publike. Kështu i është kundërpërgjigjur ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi i cili thotë dje paralajmëroi se ligji për Prokurorinë Publike dhe atë speciale do të vendoset në rend dite pas zgjedhjeve presidenciale.

Duke komentuar reagimin e sotëm të Xhaferit i cili në profilin e tij shkruajti se nuk do të punojë me diktat, por sipas Rregullores, Deskoska tha se kryetari i Kuvendit është ai që cakton seancat, por shtoi se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi gjatë interpretimit të normave dhe të angazhohen për të kontribuar në procesin integrues.

“Më duhet të konstatoj fatkeqësisht se deklarata e djeshme ka pasur ndikim edhe në bisedimet që zhvillojmë me VMRO-DPMNE-në, sepse ajo në një mënyrë ju dha argument për të prolonguar procesin e bisedimeve me atë që u theksua se nëse kryetari i Kuvendit nuk cakton seancë, nuk ka nevojë të ngutemi. Pra unë apeloj që të gjithë politikanët në periudhën në vijim ta ndihmojnë procesin e bisedimeve për sigurimin e shumicës së dy të tretave për një ligj që është i rëndësishëm për procesin integrues”, deklaroi Deskoska.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu