Ministrja Haradinaj-Stublla: Lajçak dëshiron të kthejë idenë e korrigjimit të kufijve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas deklaratave të dërguarit Special të BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se duhet bërë ndryshime kushtetuese për të arritur marrëveshjet mes dy vendeve.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se deklarata e Lajçakut për ndryshim kushtetute për akomodim të një Republike Srpska, në realitet është për të sjellë sërish idenë e shkëmbimit të territorit dhe kufijve etnikë si diçka më pak ose të rrezikshme në këtë krahasim, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të ministres Haradinaj-Stublla.

“Kërcënimet dhe diskutimet deluzionale që kanë për qëllim ndryshimin e kushtetutës për të akomoduar të ashtuquajturën “Republika e Dodikut” brenda Kosovës- në realitet për të sjellur sërish idenë e shkëmbimit të territorit dhe kufijëve etnikë si diçka më pak se të rrezikshme në këtë krahasim. Lajm i mirë të dyja do të dështojnë sërish. Kosova është e zotuar për dialog konstruktiv me Serbinë, kërkimfalja dhe drejtësia për krimet gjenocidale të Serbisë në vitet e 90’ta, kthimin e menjëhershëm dhe informatat për personat e zhdukur në varresat masive në Serbi dhe respektimin e 33 marrëveshjeve teknike me objektivin për njohje reciproke në kufijtë aktualë”, ka shkruar në Twitter.

përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar në Beograd se në të gjitha takimet që ka pasur në Prishtinë, i është thënë se Kosova do të implementojë të gjitha obligimet që i ka marrë përsipër, duke përfshirë këtu edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajçak ka përmendur edhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, duke thënë se ajo nuk është ‘Bibël’.

“Qëndrimi ynë është se ne jemi duke negociuar aq procese serioze që është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta”, ka thënë Lajçak në Beograd me 15 tetor.

“Për këtë askush nuk më tha që kjo është e pamundur. Do të thotë, Kushtetuta nuk është Bibël dhe nëse merrem vesh për çështje serioze, normale është, ajo do të duhet të reflektohet edhe në Kushtetutë”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu