Ministrja serbe e qeverisë së Kosovë detyrohet të japë dorëheqjen

Pas takimit të kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me përfaqësuesit nga Kosova, shefi i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriç tha se Mirjana Jevtiç e cila është emëruar si ministre në Qeverinë e Kosovës në vend të Ljubomir Mariç, duhet të japë dorëheqjen.

“Të gjitha vendimet e serbëve në Kosovë dhe Metohi duhet të merren në mënyrë të bashkuar, me marrëveshje, jo grindje, dhe me konsensus”, theksoi ai.

Në takimi me Vuçiç në Beograd të pranishëm ishin anëtarët e Listës Serbe në Kosovë, përfaqësuesit serbë në qeverinë e Kosovës, dhe kryetarëve të komunave, por jo nga Jevtiç, sipas Tanjug. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu