Mirret vendimi për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan – Miratoc

Pas 10 viteve premtime, Qeveria merr vendim të fillojë procedura për hapjen e kufirit me Serbinë, në vendkalimin Llojan-Miratoc. Projekti është i financuar nga ambasada Norvegjeze në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, vendimi i sotëm mbi premtimet e një pas njëshme të Qeverisë për hapjen e kufirit në fjalë, hap dilemën nëse deri më tani Qeveria ka pasur ose jo plan konkret. Kujtojmë disa premtime të funksionarëve të BDI-së ndër vite, duke filluar nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti nga viti 2011 e këndej, raporton Alsat-M.

Ambasada serbe theksoi kohëve të fundit se nuk bëhet fjalë për mungesë interesi për këtë pikë kufitare, por për çështje strategjike, duke potencuar prezencën e vendkalimit aktual në Tabanoc. Projekti i vendkalimit kufitar mes Lljoanit dhe Miratocit ka qenë njëri ndër premtimet më të mëdha të BDI-së në çdo cikël zgjedhorë, aq sa së fundi u shndërrua edhe në satirë me një banor nga fshati Llojan i cili që në vitin 2011 kishte deklaruar se ky vendkalim nuk do të hapet nga siç thoshte polikanët e korruptuar./Alsat-M


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu