Ndodh shumë shpesh të dëgjojmë ndodhi interesante, por si kjo nuk besojmë se keni dëgjuar deri më tani. Kjo është ngjarja e pazakonshme e një miu në bankomat, i cili hëngri rreth 20,000 euro.
Siç raportohet nga Hindustan Times, ngjarja ndodhi në qytetin Tinsukia, në verilindje të Indisë. Në një botë ku njerëzit janë të “uritur” për para, një mi ia ka dalë të evitojë sigurimin, të hyjë në një pajisje ATM dhe të hajë 17,000 dollarë.
Sipas Reuters, miu hëngri rreth 12 mijë rupi, duke e lënë kështu bankomatin pa para. Ngrënia e parave i la klientët të bllokuar dhe teknikët e pajisjes të habitur, transmeton Gazeta Express.
Bankomati kishte qenë subjekt i një numër ankesash teknike në të kaluarën, për shkak të parave që nuk i disponon për më shumë se 12 ditë. Gjithashtu, në këtë qytet të vogël indian, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për digjitalizimin e parave dhe transaksioneve, paraja kesh luan ende një rol të rëndësishëm në ekonomi.
Pasi u hap bankomati, njerëzit gjetën bankënotat e parave të copëtuara. Një video e publikuar në Twitter, tregon gjendjen në të cilën u gjet bankomati pasi u hap.
Video:
Really Size doesn’t matter!! What a rat this is! Rat-bitten bank notes worth Rs 12 lakh 38 thousand. Torn notes and dead rat found inside ATM in Tinsukia Assam. Rat found dead before little one could bite remaining Rs 17 lakh 10 thousand. pic.twitter.com/3Omns7gAZH
— Nandan Pratim Sharma Bordoloi 🇮🇳 (@NANDANPRATIM) June 18, 2018